“Mos u bëj si Taulanti dhe Arditi”, Redi Muçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Mjedisit, Balla: Ti je ndër më të pasurit këtu, ke ndërtuar edhe pa leje. Hallin s’e ke te mjedisi
Ukraina dhe Belgjika kanë barazuar pa gola në Shtutgart, për të mbyllur kështu fazën në grupe të Europianit, me ukrainasit që i thonë kështu “lamtumirë” Europianit.
Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por pa mundur asnjëra të gjente golin. Të dyja ekipet provuan deri në fund në mënyrë që të mos rrezikonin, por barazimi në takimin mes Sllovakisë dhe Rumanisë në sfidën tjetër vendosi dhe fatet e kësaj sfide.
Kështu të katërta skuadrat e mbyllin Grupin E me katër pikë, me Belgjikën që renditet e dyta pas Rumanisë për shkak të golavarazhit, ndërsa Ukraina eliminohet si vend i fundit.
REZULTATI:
UKRAINË 0-0 BELGJIKË
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel