Foto/ Nuk ka më asnjë dyshim, Mozzik dhe vajza bukuroshe e deputetit shqiptar konfirmojnë lidhjen

06/06/2024 19:05

Duket se tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re.

Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar. Edhe pse reperi nuk ka dashur ta bëjë publike të dashurën e tij të re, fansat duket se e kanë zbuluar. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri dhe po kalojnë edhe pushimet së bashku.

Edhe pse tashmë kudo po qarkullojnë lajmet se ata janë në një lidhje, Mozzik dhe Lotina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin, për mos të thënë që tashmë e kanë konfirmuar. Lotina ka publikuar një video teksa tregon duart e një mashkulli duke mos i zbuluar fytyrën, por nga tatuazhet duket që është Mozzik, sidomos nga ato në gishta ku shkruhet “Ziki”.

Top Channel