Çudi në studion e Ftesë në 5! I ftuari futet në vaskë me kube me akuj dhe intervistohet live

06/06/2024 18:27

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Eglent Bici, vendosi të sfidojë temperaturat.

I ftuari u fut live në një vaskë të mbushur me kuba me akuj, teksa temperatura e ujit ulej gradualisht.

Gjatë kësaj interviste, Eglenti i njohur për sfidat dhe jetën e shëndetshme që dëshiron të bëjë, tregoi se sapo ka mbaruar një sfidë, duke shmangur konsumimin e sheqerit për 30 ditë.

Bici tregoi se 3 ditët e para ishte paksa e vështirë pasi shmangu dhe brumrat, por arriti ta kalojë sfidën me sukses. I vendosur për disa minuta në vaskë, Eglenti u përgjigj përballë 5 situatave nga Bieta, duke treguar gjithashtu se çfarë po ndodhte me ujin e ftohtë.

Top Channel