Deputeti i opozitës italiane, Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, është përplasur me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

Ligjvënësi italin mbante në dorë një letër ku shkruhej “jo Guantanamos italiane”, pasi opozita italiane e konsideron kampin e emigrantëve si burgun e Guantanamos.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë.

Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, dëgjohet ai duke iu drejtuar Melonit.

Debati i plotë mes kryeministres Meloni dhe deputetit Maggi:

Maggi: Keni bërë viktimat për rreth një orë, pa shpjeguar si do funksiononte kjo qendër!

Meloni: Ju lutem largohuni (Gardës)

Maggi: Nëse i ndodh kjo një deputeti para kamerave, mund të imagjinoni çfarë do ndodhë personave të shkretë që do jenë të mbyllur këtu brenda.

Meloni: Është një legjislacion europian dhe italian që ne kemi sjellë këtu, por ju nuk donit Piu Europa? Ne kemi sjell legjislacionin europian këtu.

Maggi: T’ju vijë turp…

Meloni: T’ju vij turp juve…(Kthehet sërish për t’u sqaruar) Unë ju kuptoj… Unë kam për shumë fushata elektorale… Nuk e dija nëse do isha në Parlament, duhet te tregoja ekzistencën time, por… solidarizohem me ju…

Maggi: Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelen e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA