Predatori gjigant copëton peshkaqenin 5m të gjatë që sapo kishte vrarë delfinin në Afrikën e Jugut (fotot)

05/06/2024 15:29

Trupi i një peshkaqeni të paktën 5 metra i gjatë ka dalë i copëtuar në bregun e plazhit në Afrikën e Jugut, i cili besohet se është vrarë nga orkat që kanë ngrënë organet e tij të brendshme.

Ironikisht vrasja duket se ka ndodhur pak pasi peshkaqeni kishte vrarë një delfin, shkruajnë mediat vendase.

Në lajmin e tyre ‘terrorizues’ ato shtonin dhe një rezident vendas kishte gjetur kufomën e peshkaqenit në grykëderdhjen e lumit Nyara në fund të muajit të shkuar 28.

Biologia Alison Towner shpërndau fotot në rrjetet sociale pas kryerjes së nekropsisë që konfirmonte se peshkaqeni kishte ngordhur si rezultat i sulmit të orkës ose orkave, të cilat njihen për gjuetinë e tyre ë tufë dhe njihen gjithashtu si ‘balenat vrasëse’.

Veterinerët që ekzaminuan kufomën thanë se copa të freskëta delfini ishin gjetur në stomakun e peshkaqenit, ndërsa gjurmët e dhëmbëve në trupin e tij tregonin për sulmin e orkave.

Ata shtonin se ky është rasti i 14-të i dokumentuar i vrasjes s peshkaqenëve të bardhë nga orkat në Afrikën e Jugut që prej vitit 2015. Studiuesit e fenomenit thonë se orkat konsumojnë kryesisht mëlçinë e peshkaqenëve, pasi mishi dhe lëkura e tyre është tepër e ashpër.

Në vitin 2017, disa peshkaqenë ishin gjetur të vrarë në brigjet e Gansbaai me organet e brendshme të copëtuara, dhe vetëm në 2022 studiuesit nisën të merrnin përgjigjet e tyre pas ndjekjes së gjuetisë së orkave me dronë.

Përveç egërsisë në gjuetinë e tyre, orkat njihen si kafshë shumë shoqërore dhe jetojnë të grupe ose tufa, duke shënjestruar pre të masës së madhe si luanë deti, balena ose peshkaqenë.

Në disa raste ato gjuajnë edhe të vetme, duke treguar aftësi të panjohura më parë nga kërkuesit.

Një teori thotë se orkat sulmojnë organet e brendshme të presë së tyre për të mbrojtur dhëmbet nga lëkura e fortë e peshkaqenëve, duke shënjestruar vetëm pjesën e barkut.

Towner është një prej eksperteve që monitorojnë sjelljen e gjuetisë së orkave dhe thotë se ato “mësojnë shpejt teknika të reja gjuetie”, vetë ose nga anëtarët e tjerë të tufës: “Aftësi habitëse gjuetie në brigjet e gjirit Mossel në Afrikën e Jugut, ku peshkaqeni duket se është vrarë nga një orka e vetme”, shtonte ajo, shkruan the Mirror.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA