Mbledhja e Grupit Parlamentar, Bardhi kërkon angazhim maksimal për protestën jashtë Kuvendit: Secili në zonat e përcaktuara!

05/06/2024 12:35

Gazment Bardhi thirri këtë të mërkurë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me qëllim mobilizimin për protestën para Kuvendit të enjten.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, mëson se gjatë mbledhjes, Bardhi u ka kërkuar demokratëve të angazhohen maksimalisht.

“Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal dhe secili prej nesh do të duhet të jetë në zonat e përcaktuara. Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzuar për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion”, është shprehur ai.

Opozita ka njoftuar protestë të enjten para Kuvendit, lidhur me investigimin e RAI 3, ku ndër të tjera flitet për “përfshirjen e politikës në krim”. Qytetarët do të mblidhen të enjten në 10:00 para godinës së Kuvendit, teksa ligjvënësit brenda do të tentojnë të bëjnë debat parlamentar këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA