Izraeli mban zi për 4 pengjet e vdekura në Rripin e Gazës pas sulmeve! Rriten dyshimet për arritjen e armëpushimit

04/06/2024 08:23

Izraeli mban zi sot për vdekjen e katër pengjeve të tjera në Rripin e Gazës , ndërkohë që dyshimet po rriten nëse plani për shpalljen e armëpushimit do të ketë sukses apo jo.

Në enklavën e rrethuar dhe të rrënuar palestineze, bombardimet izraelite vazhduan në orët e para të mëngjesit të ditës së 242-të të kësaj lufte, kryesisht në al-Burajj (qendër), ku burimet spitalore flisnin për një numër të madh të vdekurish. Në Izraelin verior, zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë po përpiqen të kontrollojnë zjarret në pyje pas lëshimeve të raketave dhe dronëve të Hezbollahut nga Libani fqinj.

Në një deklaratë, ushtria izraelite njoftoi dje se kishte “informuar familjet e Haim Perit, Yoram Mertzger, Amiram Cooper dhe Nadav Poppleëell” për vdekjen e këtyre katër pengjeve, përkatësisht 79, 84, 80 dhe 51 vjeç, të cilët ishin rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit dhe ishte përzënë në Rripin e Gazës.

“Katër pengjet u vranë ndërsa ishin së bashku në zonën Khan Yunis (në jug të Rripit të Gazës) gjatë operacionit tonë kundër Hamasit,” tha zëvendësadmirali Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë.

Tre nga katër ishin nga kibuci Nir Oz, ku u rrëmbyen. Nadav Poppleëell, një shtetas izraelito-britanik, u rrëmbye nga Kibbutz Nirim.

“Ata duhet të ishin kthyer të gjallë në vendin e tyre dhe në familjet e tyre,” tha Forumi i Familjeve të Pengjeve, ndërsa presioni mbi qeverinë e Benjamin Netanyahut po rritet për të arritur një marrëveshje që do të lejonte lirimin e pengjeve.

Dje forcat e armatosura izraelite vazhduan sulmin tokësor që kanë nisur që nga 7 maji në Rafah , në skajin jugor të Rripit të Gazës, në kufi me Egjiptin, për të shkatërruar “të fundit”, sipas tyre, batalionet e krahut ushtarak të Hamasit. Bombardimet ajrore dhe zjarri i artilerisë tronditën Rafahun perëndimor ndërsa operacioni tokësor detyroi të largonte, sipas OKB-së, afro një milion palestinezë nga qyteti.

Në rrënojat e Khan Younis , të evokuarit u përballën me një situatë makthi kur një tub në rrjetin e ujërave të zeza u ça, duke mbushur zonat ku ata ishin strehuar. Me kontejnerë të vegjël dhe shishe plastike, ata u përpoqën të largonin ujin nga çadrat e tyre.
Në Izraelin verior, zjarrfikësit po përpiqeshin të kontrollonin zjarret në pyje që shpërthyen pasi sulmet me raketa nga Libani fqinj. Kjo i detyroi banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kiryat Shimona, tha policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA