“Do kisha 2 mln euro në bankë”, u akuzua nga Jetmiri për falsifikim tenderi, Jul Deda: Më mori në telefon dhe…

05/06/2024 15:00

Ditën e sotme Jul Deda, i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin ka folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.

Moderatorja i ka përmendur edhe akuzën që Jetmir Salaj ka bërë për të, kur të dy ishin pjesë e “BBV3”, ku sipas tij Juli ka qenë pjesë e një falsifikimi në një tender.

Juli: Akuzohesha nga Jetmiri për falsifikim që kam marr pjesë në tender duke përdorur një person, po të kishte ndodhur kjo do kisha 2 milion euro në bank. Nuk bëhet fjalë për tendera ka qenë një histori që kam treguar me humor në lidhje me një ankand, po ka qenë çdo gjë brenda normave kritereve, e kam treguar me shaka çfarë ka ndodhur jashtë ankandit, po Jetmiri si një banor ‘BBV’ e futi në lojë dhe ndërroj emrin nga ankand në tender

Do ketë gjyq?

Juli: Do e diskutoj me Jetmirin se duhet të dali ta përgënjeshtroj

Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij.

Top Channel