“Bëja pak të vështirë kalimin”/ TCH zbardh të tjera përgjime, polici kufitar i Rinasit: Ajo gruaja nuk më la asnjë lek vëlla

04/06/2024 11:18
Foto Ilustruese

Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe I tregonte problemin përkatës.

Në një rast të zbardhur në dosje, Eneo i thotë Brikenit “bëja pak të vështirë” kalimin një shetasje, ndërsa Brikeni i thotë “ajo nuk më la gjë vëlla”.

“Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes vlla

Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej

Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe

Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej

Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ma nis pasap vlla

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Z.J. Shife boja pak tveshtir vlla

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit V.J. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty

Briken: Ok

Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vec mthuj ku vlla

Briken: Nr 8

Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen

Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Briken: Ajo gruaja Zamira nuk ka len gje vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zamira Jaupaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetëse rezulton e kthyer nga vjena më datë 11.07.2022 për ditet e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetëse është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk I lejohet hyrja në BE.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj

Briken: Ka pasap tjetër ky vlla

Eneo: Me kte siken dot

Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano

Briken: Po

Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit B.K

Briken: Ca ore vjen

Eneo: Sa ka zbrit

Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë

Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit E.L

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.M nuk ka dal nga territory i RSH

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.K është përpunuar në hyrje të territorit të RSH më datë 21.09.2023 ora 18:02 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MamajF Oficer. Shënime ne system. Kthyer me motivacionin se nuk lejohet në zonën shengen

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi E.L është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 05:49 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit. Gjithashtu ky shtetas ka hyrë në territorin e RSH më datë 20.12.2023 dhe është përpunuar në dalje më datë 19.01.2024 ora 11:59 nga kontrollori me username TereziuB

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.09.2023, nga ora 05:29 AM – 03:42 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla

Briken: Mirmgjes

Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonika ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N

Briken: Ok

Eneo: Ku te futet kjo vlla

Briken: Ten r 8

Eneo: Ok vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit”-thuhet në dosje.

Top Channel