Automjetet klasike të vjedhura me vlerë $2,000,000 gjenden të fshehura në hambarin e braktisur (fotot)

03/06/2024 18:05

Një koleksion makinash klasike të vjedhura me vlerë mbi 2 milionë dollarë, është gjetur i fshehur në një hambar të braktisur në Ontario, Kanada.

Autoritetet kanadeze thanë se pas një hetimi disa-mujor kishin arrestuar Robert Bradshaw e Gary Leblanc të akuzuar se mbanin një seri automjetesh të vjedhura, sipas rrjetit Global News.

Grupi i makinave të vjedhura, disa prej të cilave datonin prej fillimit të shekullit të kaluar, llogaritet se kalon shumë 2 milionë dollarë.

Policia e Ontario kishte marrë një informacion anonim për automjetet e luksit që mbaheshin në hambarin në Lambton dhe pas disa muaj hetimesh kryen bastisjen në komunitetin rural, 20 km larg qytetit Belleville.

Sipas informacioneve oficerët kishin sekuestruar 16 automjete klasike nga të akuzuarit gjatë kontrollit të pronës, pa specifikuar çfarë tipi automjetesh ishin.

Por në foto shihen Chevrolet Corvette të gjeneratës së parë, si dhe kamionçina të epokës së paraluftës.

Robert Bradshaë e Gary Leblanc, u ndaluan me akuza vjedhjeje, mashtrimi, dhe bashkëpunim  për të kryer krim.

“Bashkëpunimi mes agjencive tonë për të luftuar vjedhjen e automjeteve dhe krimeve të shoqëruara me të Ontario, sollën rezultate pozitive”, tha drejtuesja e hetimeve Paula Milne sipas rrjetit Global News.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA