800 emigrantë në Angli brenda ditës/ Rekord i ri kalimesh ilegale, 13 gomone kaluan La Manshin vetëm të shtunën
Grupi britanik BP po transporton 45,000 ton karburant nga rafineria Dangote në Lagos drejt portit të Rotterdam.
Duke tentuar të zgjerojë tregun e saj ndërkombëtar të naftës, rafineria më e madhe e naftës në Afrikë po eksporton ngarkesat e para të karburantit të avionëve drejt Evropës, njoftonin sot mediat nigeriane.
Korporata ndërkombëtare British Petroleum po transporton 45,000 ton karburant avionësh nga rafineria Dangote në Lagos, qendra industriale e vendit, drejt Rotterdam në Holandë, me anijen transportuese Doric Breeze, sipas raprotimit të analistëve S&P Global Commodity Insights.
Rafineria $20 miliardëshe është hapur zyrtarisht në maj 2023 për të prodhuar produkte të përpunuara nafte për tregun global.
Nigeria është prodhues madhor nafte dhe anëtar i vendeve të OPEC, por kontributi i saj për tregun global kishte rënë në 2 milionë fuçi në ditë, sipas rrjetit afrikano-jugor AriseNews.
Kontrata me grupin global BP parashikon 120,000 ton të transportuara drejt Rotterdam, njoftojnë burimet, një pjesë e ë cilave do të bëhet me kompaninë energjitike spanjolle Cepsa, e cila gjithashtu do të furnizojë kontinentin.
Dërgesa e parë evropiane demonstron cilësinë e produkteve të rafinerisë Dangote që ka përmirësuar operacionet e saj për të konkurruar në tregun global e afrikan.
Dangote ka eksportuar gjithashtu tetë ngarkesa karburanti prej muajit që shkoi drejt Senegal, Togo e Gana, sipas të dhënave te CAS. Ndërsa grupi BP pritet të vazhdojë operacionet në tregun afrikan, shtojnë burimet.
Rafineria dhe kompleksi petro-kimikateve në zonën Lekki pranë Lagos, është nga më të mëdhenjtë në botë dhe prodhon naftë e benzinë të cilësisë Euro-V, si dhe vajgur avionësh e nënprodukte nafte.
Kur të arrijë kapacitetin e tij të plotë impjanti besohet se dyfishon kapacitetin e vendit në këtë profil.
Rafineria shtrihet në një hapësirë prej 2,635ha në lagunën Lekki, një vendndodhje e përshtatshme për transportimet ndërkombëtare të produkteve në tregjet ndërkombëtar, shtojnë autoritete vendase.
Rafineria Dangote ka një kapacitet vjetor përpunimi prej 10.4 milion ton vjaguri, dhe gjysma e kesaj si kapacitet për naftë e benzinë avionësh.
Mes nënprodukteve kapaciteti llogaritet në 0.69 milionë ton polipropilen, 0.24 milionë ton propan, 32,000 ton sulfur e 0.5milionë ton ushqyes karbonik./Emmanuel Addeh/
Top Channel