Garë e ashpër mes ‘kandidateve’ teksa Islanda voton për të zgjedhur presidenten (fotot)

01/06/2024 17:09
Nje tabele te drejton te qendra e votimit ne kryeqytetin Rejkjavik

Votuesit në Islandë po hedhin votën për të zgjedhur postin ceremonial të presidentit në republikën parlamentare.

Të treja kandidatet kryesore kësaj radhe janë gra, të përbëra nga ish-kryeministrja Katrin Jakobsdottir; financierja Halla Tomasdottir; dhe studiuesja e energjisë dhe Arktikut Halla Hrund Logadottir.

Presidenti në Islandë vepron si garantues i kushtetutës dhe unitetit kombëtar por ka pushtet të ndalojë me veto apo të kalojë një legjislacion në referendum.

Pikat e votimit u hapën sot në ora 9 dhe do të mbyllen rreth orës 10 të darkës, ndërsa rezultatet priten të dielën.

Presidenti i suksesshëm Gudni Johannesson, i cili mbante postin prej vitit 2016 dhe u rizgjodh në 2020 duke marrë 92 përqind të votave, tha papritur më herët se nuk do të kandidojë më.

Vendi me 380,000 banorë, pranon si kandidat për president çdo qytetar që mbledh 1,500 forma mbështetjeje.

Jakobsdottir, e cila ka drejtuar qeverinë e djathtë prej vitit 2017, dha dorëheqjen për të kandiduar si presidente.

“Të njohësh mjedisin politik nuk të bën më të paaftë për detyrën e presidentit,” tha më herët 48-vjeçarja kur u pyet nëse karriera e mëparshme politike ishte një pengesë për garën e re.

Debatet e fushatës kanë përfshirë tema si anëtarësia e vendit në NATO, dërgimi i armëve ose parave për Ukrainën, shitja e mundshme e kompanisë kombëtare të energjisë dhe përdorimi i vetos së presidentit .

Tomasdottir është një biznesmene 55-vjeçare që u rendit e dyta në presidencialet e 2016, ndërsa Logadottir është një ekspertë, ambjentaliste e pedagoge 43-vjeçare.

FOTO GALERI
2/3
Vendi me 380,000 banorë, pranon si kandidat për president çdo qytetar që mbledh 1,500 forma mbështetjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA