Kalëruesja profesioniste britanike vdes papritur nga rrëzimi në garën kombëtare, homazhet e bashkëshortit (fotot)

31/05/2024 16:12

Bashkëshorti i kalërueses profesioniste Georgie Campbell e cila vdiq papritur pasi u rrëzua në një event të gjerë natyror kalërimi Devon në jug të Britanisë, i bënte sot homazhe ‘vajzës së bukur tragjike’.

37 vjeçarja Campbell vdiq pas rrëzimit gjatë kapërcimit të një pengese gjatë testeve ndërkombëtare të së dielës.

Campbell u gjet e vdekur papritur në vend, thanë mjekët në vendngjarje.

Ajo ishte e martuar me kolegun kalërues Jesse Campbell, i skuadrës kombëtare të Zelandës së Re, dhe të dy ata kishin krijuar grupin personal e profesional të kalërimit Team Campbell Eventing.

Në një postim në rrjetet sociale Campbell komentonte një imazh të bashkëshortes së ndjerë: “Kjo është foto e preferuar e bashkëshortes time të bukur, nga martesa jonë në 2021, ku shihet forca e dashuria e saj për gjithçka e këdo”.

Zonja Campbell ishte më ishte më parë kalëruese shfaqjesh para se të niste karrierën në sport.

Të dielën Campbell dhe kali i saj konkurronin në eventin CCI4*-S të garës së gjerë natyrore, kur tragjikisht ranë në pellgun para pengesës. Kali nuk pësoi dëmtime serioze nga rrëzimi.

Ajo kishte konkurruar në më shumë se 200 evente e gara duke fituar në gjashtë prej tyre. Ajo u martua me kolegun kalërues Campbell në 2020.

Shkaku i vdekjes së saj të papritur është ende duke u hetuar nga zyrtarët.

FOTO GALERI
2/5
Ajo ishte e martuar me kolegun kalërues Jesse Campbell, i skuadrës kombëtare të Zelandës së Re

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA