Ish-zyrtarja thotë se DASH falsifikoi raportin për të shfajësuar Izraelin për ndihmat në Gaza (fotot)

31/05/2024 18:35
Stacy Gilbert duke folur ne auditor ne 2018

Stacy Gilbert, e cila la postin e saj të martën, thotë se raporti i dorëzuar ishte “kundër konsensusit të ekspertëve të departamentit”.

Zyrtarja shtonte se për këtë arsye departamenti i shtetit falsifikoi raportin e fillimit të muajit për të larguar përgjegjësinë nga Izraeli për bllokimin e ndihmave humanitare në Gaza, duke vendosur në vend të tij, përfundimet e ekspertëve të saj.

Gilbert la postin e saj si këshilltare e vjetër e çështjeve civile-ushtarake me DASH, ku kujdesej për politikat e konfliktit në lidhje me popullsinë, refugjatët dhe emigracionin.

Ajo ishte një nga ekspertet e hartimit të raportit të kërkuar nga departamenti, të publikuar në 10 maj, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Raporti mes të tjerash zbulonte se ishte “e arsyeshme të besohej” se Izraeli ka përdorur armë amerikane në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Më tej në raport thuhej se “qeveria e Izraelit po ndalon ose kufizon dërgimin e asistencës humanitare amerikane në Gaza”.

Ky gjykim është delikat pasi sipas një kaluzole të ligjit për Ndihmat e Huaja të SHBA, në këtë rast do të duhet të ndërpriteshin shitjet e armëve dhe asistenca e sigurisë për çdo vend që bllokon kalimin e ndihmave të SHBA në zone konflikti, saktëson The Guardian.

Gilbert, prej 20-vjetësh konsulentë në departament tha se konkluzionet e raportit ishin kundër atyre të ekspertëve që kishin konsultuar dokumentet.

“Isha nën presion të mendoja se çështja kalimit të ndihmave nuk ia vlente të përmendej, prandaj unë kundërshtova raportin që thotë se Izraeli nuk po bllokon asistencën humanitare  pasi kjo është e rreme.”

Në lidhje me akuzat e Gilbert, një zëdhënës i departamentit, Vedant Patel, tha dje: “Ne nuk jemi një administratë që shtrembërojmë fakte, akuzat janë të pabaza”.

“Raporte të tilla duhet të marrin kontribut nga më shumë se një ekspert, nga nivele të ndryshme pozite dhe fushash ekspertize”.

Një numër dorëheqjesh ka përfshirë administratën e SHBA të zyrtarëve që kanë folur hapur në mbrojtje të kauzës së Palestinës, teksa gjendja në Gaza është pranë katastrofës humanitare pas bombardimeve, me shumë pak mjete ndihmash që lejohen të kalojnë nga ushtria./The Guardian/

FOTO GALERI
2/3
Gilbert, prej 20-vjetësh konsulentë në departament tha se konkluzionet e raportit ishin kundër atyre të ekspertëve që kishin konsultuar dokumentet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA