Nigeria ka njoftuar marrëveshjen disa miliona dollarëshe me Turqinë për projektin e sigurisë rrugore të autostradës Abuja-Kaduna brenda këtij viti, njoftonte sot kreu i kompanisë turke të armatimeve Asisguard, shkruan rrjeti vendas Anadolu.
Si pjesë e iniciativës Asisguard do të ngrejë qendra komande e kontrolli përgjatë autostradës më shumë se 160 km te gjate, me dronë të prodhuar në Turqi, autoblinda dhe pajisje të tjera sigurie, tha drejtori Baris Duzgun.
“Nigerianët preferojnë të punojnë me turqit sepse ata na trajnojnë dhe më pas dorëzojnë kontrollin te vendasit pa ndërhyrje të tjera”, ishte shprehur partneri lokal i projektit Sulaiman Muhammed Chiroma, sipas rrjetit Anadolu.
Turqit thonin se projekti është i pari në Nigeri dhe do t’i dorëzohet autoriteteve vendase në fund të këtij viti.
Projekti pritet të shtojë sigurinë për veriun e Nigerisë në terma afatshkrutër, tha Chiroma: “Zgjerimi në veri do të jetë më i thjeshtë pasi kemi një qendër të gatshëm komande e kontrolli dhe kjo shkurton kohën e kostot.“/Anadolu/
Top Channel