Deputeti demokrat, Dash Sula, ka reaguar për miratimin me 74 votave pro për krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Për “Breaking” me Xhoi Malësia në Top News, ai tha se maxhoranca kërkon të bëjë ndryshime të forta në ligjet për institucionet e pavarura.
“Tendenca është që maxhoranca kërkon të bëjë ndryshime të forta në ligjet për institucionet e pavarura, siç është për Prokurorinë e Posaçme dhe GJKKO, magjistratën dhe sida ndryshime të tjera.
Mua më qetëson më shumë kompetenca lëndore që duhet të ketë SPAK për shkak të arritjes së goditjes së niveleve të larta të politikës dhe të drejtuesve të niveleve të lartë të institucioneve qëndrore.
Po ju garantoj që tendenca është që, 248 që është vepra penale e shpërdorimit të detyrës, këta duan ta zhdukin nga kodi penal, t’ia heqin si kopetencë SPAK dhe ai të mos ketë mundësi të hetojë”, tha Sula.
Top Channel