“Jeni racistë!” këngëtarja e famshme lëshon akuza të forta ndaj policisë pas arrestimit në Amsterdam

30/05/2024 16:52

Këngëtarja Nicki Minaj akuzon policinë e Amsterdamit për racizëm pasi u arrestua vetëm pak orë para se të mbante koncertin e saj në Mançester.

Këngëtarja pretendon se është keqtrajtuar nga forcat e policisë me qëllim për t’i anuluar koncertin.

“Duke qenë në gjendje të shkoj në Mançester, nuk e di se kur ishte hera e fundit që u ndjeva kaq keq. Jo vetëm kaq, por të dish se diçka po të bëhet me qëllim, sepse je një racë tjetër. Trajtimi ishte thjesht i neveritshëm dhe unë nuk do ia uroja këtë askujt. Dhe po, kam qenë në burg më parë. Nuk ka të bëjë fare nëse keni qenë në burg më pare,”-u shpreh ajo në rrjetet sociale.

Sipas Sky news, këngëtarja pretendon se droga që iu gjet në aeroport nuk ishte e saj dhe pas lirimit nga burgu u ka kërkuar ndjesë fansave të saj të cilët kishin blerë biletat për ta parë atë në Mançester më datë 25 maj. Ajo publikoi menjëherë pas daljes nga burgu datën e re në të cilën do të mbahet koncerti i cili është 3 qershor.

Top Channel