Në Sardenjë të Italisë u zhvillua ceremonia e “Globe Soccer Awards”, një event që u transmetua në SuperSport 2.
Lamine Yamal i Barcelonës u shpall si “Lojtari më i Mirë U23”, ndërsa çmimi i trajnerit të sezonit shkoi për Michel Sanchez të Gironës. Ndërkohë, Jesus Areso i Osasunës fitoi çmimin për golin më të bukur të sezonit.
Sakaq, “Lojtari i Vitit” u shpall Jude Bellingham i Real Madrid që la pas shokun e tij të skuadrës Vinicius Junior. Ndër të tjera, Luciano Spalletti fitoi çmimin e karrierës si trajner, Mikel Arteta u shpall si trajneri më i mirë në Premier League.
Sakaq, Atalanta u shpall si skuadra surprizë e sezonit ndërsa Manchester City fitoi çmimin si skuadra më e mirë për sezonin që lamë pas. Xabi Alonso i Bayer Leverkusen u shpall si trajneri më i mirë i sezonit.
Top Channel