Dhunohet avokati i Berishës/ Tre persona qëllojnë me sende të forta në kokë Sokol Mëngjesin, dërgohet me urgjencë në spital

29/05/2024 09:54

Avokati Sokol Mëngjesi është qëlluar këtë mëngjes nga disa persona të paidentifikuar, në rrugën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me sende të forta në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh, ndërkohë që ka zgjedhur të bëjë mbrojtjen e ish-kryeministrin Sali Berisha, në betejën ligjore me drejtësinë, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar u la në arrest shtëpie pas hetimeve për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv, Partizani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA