Fotot/ Eksploruesja e Mesdheut ndalet në Durrës, 450 turistë shijojnë bregdetin shqiptar

28/05/2024 13:19

Një tjetër kroçere gjigante është ndalur në brigjet e Durrësit, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga “Seaborne Quest” ose siç quhet ndryshe Eksploruesja e Mesdheut, e cila solli 450 vizitorë nga 22 shtete të botës prej Kanadasë e Kilit deri në Malajzi dhe Australi.

Turistët po shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, duke e bërë Shqipërinë pjesë të pandashme të tureve nëpër xhevahiret e Mesdheut, shprehet Rama.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel