Vodhën 6 kondicionerë në kompaninë ku punonin, arrestohen dy të rinjtë në Berat

26/05/2024 12:36

Policia e Beratit ka arrestuar dy të rinj që kanë vjedhur 6 kondicionerë në kompaninë ku punonin.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestoi në flagrancë shtetasit D. Z., 37 vjeç, D. O., 29 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në ambientet e kompanisë ku punonin”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel