Nëntë të arrestuar dhe rreth 12 mijë gjoba në një javë në Tiranë, bllokohen 12 makina

26/05/2024 12:15

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore, ku Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë, në një raport zbulon se janë bërë 9 arrestime dhe disa procedime penale.

Nga arrestimet, 4 persona kanë rënë në pranga për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 1 për mospasjen e lejes së drejtimit dhe 4 të tjerë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjithashtu janë marrë 11.889 masa administrative, mesatarisht 1,698 në ditë. Nga këto 63 masa për xhama të zinj, 608 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 330 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit, 587 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 19 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 704 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve, 8089 masa për qëndrim të gabuar.

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 55 raste për tejkalim shpejtësie dhe 13 raste të ndryshme.

Gjithashtu u bllokuan 12 automjete, përfshirë 4 me targa të huaja.

Top Channel