“Erdha”, kryeministri Rama zbret në Milano! Pallati i sporteve i mbushur plot, shqiptarët e diasporës e presin të veshur kuqezi 

26/05/2024 11:22

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Milano të Italisë, aty ku do të zhvillojë takim me shqiptarët e diasporës.

Rama është i shoqëruar edhe këtë herë nga bashkëshortja e tij Linda dhe Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Avioni që shoqëron kryeministrin ka mbërritur rreth orës 11:00 në aeroport, ku forca të shumta policore po presin atë për ta shoqëruar në Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, ndërsa vihen re prani të shumë mediave.

“Erdha”, shkruan kryeministri, në një video në Facebook, ku duket pallati i sporteve i mbushur plot, me ngjyra kuqezi dhe këngë nga Artiola Toska në pritje të tij.

Ky është takimi i dytë me diasporën i kreut të qeverisë, pas atij të 12 majit në Athinë, ku u prit nga mijëra shqiptarë.

Top Channel