Defekti në frigorifer i vë flakën banesës në Astir, zjarrfikësja ndërhyn në kohë për shuarjen e zjarrit

26/05/2024 14:12

Një banesë në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për zjarrin është bërë një defekt në një frigorifer në banesën e Iljaz Ismailit.

Forcat zjarrfikëse kanë ndryrë në kohë dhe kanë shuar flakët, ndërsa nuk raportohet për dëme të mëdha materiale e as të lënduar.

 

 

Top Channel