Në një studim të ri te grupit ‘Statisa’ llogaritej se 66 përqind e popullsisë së botës ka tashmë akses te interneti, dhe përdorin rrjetin WiFi çdo ditë në të gjithë botën, edhe pa ditur kuptimin e vërtetë të fjalës teknologjike.

Nëpër qytete shumë pak njerëz nuk kanë internetin me mikrovalë WiFi ose ‘pa tela’, në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë në internet dhe rrjetet sociale ka pasur spekulime të shumta dhe tentativa të mira për të zbuluar se cili është kuptimi i termit të ofruar nga korporatat e rrjetit.

Mënyra sesi fjala shkruhet, të bën të kuptosh se është një formë e shkurtër për diçka tjetër. Disa komentues thonë se ‘WiFi’ është një shaka në lidhje me ‘Hi-Fi’ që përdorej dikur për teknologjinë e magnetofonëve.

Por tashmë mos u çuditni që termi WiFi nuk ka asnjë kuptim sipas kompanive të mëdha teknologjike.

Phil Belanger, një nga drejtuesit e grupit Wi-Fi Alliance, shpjegon: “Wi-Fi nuk është shkurtim për asgjë, nuk është një akronim dhe nuk do të thotë asgjë”.

Por njerëzit përsëri ngrejnë pyetjen si ka lindur termi WiFi?

Mesa duket WiFi është shpikur nga grupi i marketingut Interbrand, që u ishte ngarkuar detyra e gjetjes së një emri që mbahet mend kollaj, edhe pse shpjegimi nuk kënaqte shumë përdorues në rrjet.

Interbrand tha: “Pas disa opsionesh ne u propozuam atyre ‘Wi-Fi’, pasi për klientët kishte ngjashmëri me konceptin e dikurshëm ‘hi-fi’, shkurt për ‘high fidelity’ (besnikëri e lartë) në magnetofonët me kasetë.

“Emri aktual tregon se edhe pa kabllo, Wi-Fi sjell internetin kudo që të jesh”, tha kompania.

Belanger, tha se WiFi ka lidhje me “besnikërinë e aparateve të lidhura në rrjet pa tela”, ne nje shkurtim per konceptin ‘Wireless Fidelity’ (Besnikeri pa tela).

FOTO GALERI
1/3
Disa komentues thonë se ‘WiFi’ është një shaka në lidhje me ‘Hi-Fi’ që përdorej dikur për teknologjinë e magnetofonëve.

Top Channel