Modelja e njohur Sofia Richie dhe partneri i saj Elliot Grainge janë bërë prindër.

Sofia lindi një vajzë, të quajtur Eloise Samantha Grainge. Ajo zbuloi lajmin në Instagram përmes një fotoje bardh e zi, ku tregoi këmbët e vogla të vajzës, duke shkruar: “Eloise Samantha Grainge, dita më e bukur e jetës sime!.”

Rikujtojmë se Richie tha se ajo dhe bashkëshorti i saj Grainge u tronditën kur mësuan se do të kishin një vajzë.

“Ne të dy menduam vërtet se ishte një djalë, kështu që ishte një tronditje e vërtetë. Ëndrra ime në jetë është të kem një vajzë megjithëse dhe Elliot është shumë i emocionuar”, tha ajo më parë.

Rikujtojmë, se Richie dhe Grainge dolën publikisht me lidhjen e tyre në fillim të vitit 2021, ndërsa kurorëzuan dashurinë në një dasmë përrallore.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel