Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën e ardhshme për të vendosur fatin e mandatit të kryetarit të institucionit, Alfred Ballës, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ta largojë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
Për zhvillimin e mbledhjes duhet të plotësohet kuorumi prej 7 anëtarësh
Vetë Balla, në një deklaratë për mediat, shkruan se 9 anëtarë të Këshillit kanë qenë deri sot për vizitë pune jashtë shtetit, ndaj mbledhja e Komisionit dhe e Këshillit do të mbahet javën e ardhshme dhe sipas tij, ky problem do të analizohet e vlerësohet nga vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Ai shton se i ka mbaruar mandat 5-vjeçar dhe po qëndron në detyrë për shkak “të parashikimit kushtetues, deri në emërimin e personit që do më zëvendësojë”.
Kreu i KLP, Alfred Balla u përjashtua për 15 vite nga sistemi i drejtësisë, pas vendimit me shumicë votash nga Kolegji i Posaçëm i Apelit.
Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut.
Top Channel