Fiks Fare/ Qendra shëndetësore në Rrilë të Shkodrës prej 2 vitesh pa ujë, banorët nuk lejojnë të vendoset çisterna

24/05/2024 20:46

Në Fiks Fare mbërrin një denoncim se Qendra Shëndetësore Rrilë të Gruemirës në Shkodër nuk ka ujë prej dy vitesh.

Edhe pse qendra është rindërtuar së fundi dhe firma që e ka bërë punimet ka blerë edhe çisternën ajo nuk është vënë asnjëherë në punë. Shkaku është se nuk po gjendet një vend për ta vendosur, kudo dalin banorët pronarë toke që nuk duan t’u zihet prona e tyre nga çisterna.

Drejtoi i qendrës Artur Laçaj tregon se këtë problem që prej 2 vitesh e ka adresuar kudo, por nuk ka marrë zgjidhje.

Ai thotë se s’mund të jetë një qendër shëndetësore pa ujë,  sidomos edhe ardhjen e stinës së verës. Uji i rrjetit është me orar por që në verë ka dhe kufizime, ndaj është e domosdoshme vendosja e çisternës. ” Në e kemi, por nuk po gjejmë dot zgjidhje për vendosjen e saj. Kudo do ankohen banorët dhe mua më duhet të nxjerr një punonjës që të vij e të mbushë ujë me kova” pohon drejtori qendrës.

Firma që rindërtoi qendrën vendosi që vendi i çisternës të jetë pas pallatit ngjitur , por që tokës i doli pronari dhe nuk e lejojë vendosjen e saj. Zonja shprehet për Fiksin se vendi ku është projektuar të qendrojë çisterna është pronë e saj dhe nuk mund të vendoset. Zgjidhje për zonjën është ” Ta vendosin ku të duan, këtu jo!”

Aktualisht çisterna është anash pallatit por edhe aty nuk e lejojnë.

Fiksi iu drejtua administratorit të njësisë administrative z. Ismet Osja i cili pohoi se ishte në dijeni të problemit dhe kanë shkuar disa herë në qendër pa mundur t’i japin zgjidhje problemit. Ndërkohë i kontaktuar nga Fiksi ai thotë se do gjejë një zgjidhje, madje shumë shpejt.

 

Top Channel