E bija e akuzoi për abuzim seksual prej disa vitesh, Gjykata lë në burg 48-vjeçarin

24/05/2024 13:46

Gjykata e Durrësit ka lënë burg 48- vjeçarin Bledar Rako, i cili akuzohet nga e bija për kryerje marrëdhëniesh seksuale me të prej disa vitesh.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gazetarja Vali Qyrfyçi mëson se i akuzuari fillimit u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, por më pas seanca u ndërpre pasi ai ka njoftuar se ka avokatin e tij, të cilin ia ka marrë familja.

Pas nisjes sërish, Gjykata vendosi masën arrest me burg, ndërsa ai i ka mohuar akuzat e të bijës. Ndërkohë, u rrëzua padia për caktimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi nëna e vajzës, si kujdestare e saj, deklaroi se nuk ndihen të rrezikuara.

Vajza 15-vjeçare i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.

Top Channel