“A ke dijeni për njeriun e “SHIK-ut” që fundosi Sali Berishën në Britani”? Muhamed Veliu: Nuk e përjashtoj mundësinë se…

24/05/2024 09:15

Në një lidhje direkte me “Top Story-n” gazetari i Top Channel Muhamed Veliu është pyetur nga Arjan Curri nëse “ka ndikuar dëshmia e një ish-shiksi të fshehur në shpalljen e Berishës non grata”.

Gazetari Veliu nuk përjashtoi asnjë mundësi se në dokumente dhe dëshmi të klasifikuara mund të jetë dëshmitë e shumë zyrtarëve të lartë të SHIK.

Arjan Curri: Zoti Veliu, në informacionin që keni ju, a ka ndikuar dëshmia  një ish-shiksi të fshehur në Britani për shpalljen e Sali Berishës non ngrata nga Mbretëria e Bashkuar?

Muhamed Veliu: Jo më kot unë e përmenda që në këtë proces ka pasur dy sensione, sensioni i hapur, ku është lexuar ky dokument që disponon Top Channel dhe sesioni i mbyllur me dokumente dhe dëshmi të klasifikuara. Në ’97-ën kanë emigruar shumë ish-oficerë të rëndësishëm të cilët kanë shërbyer në kohën kur Bashkim Gazidede, i ndjeri që drejtonte Shërbimin Informativ Shtetëror dhe panelistët tuaj në studio, Grida duhet ta dinë fare mirë se si vepron Britania e Madhe, Shërbimi Sekret Britanik, kur vjen puna në persona që kanë punuar në shërbimet e tjera dhe mbërrijnë atje. Kështu që unë nuk e përjashtoj mundësinë që edhe dëshmitë, jo vetëm të njërit por edhe të disa ish-zyrtarëve të lartë të SHIK të kenë zënë pjesë, të jenë diskutuar në atë që quhet sesioni i mbyllur në këtë apel të zotit Berisha, një apel i paprecedent siç unë e përmendja dhe në kronikën që u transmetua.

Top Channel