Po transportonin me furgon sende të vjedhura nga një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

23/05/2024 13:16

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët pasi kishin kryer një grabitje në një banesë, sendet po i transportotnin me furgon.

Sipas bluve të Durrësit rezultoi se këta 2 shtetas kishin vjedhur sende të ndryshme edhe në një magazinë, në Shkozet, më datë 19.05.2024.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasin M. M., 65 vjeç, banues në Durrës, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, banues në Durrës.

 

Top Channel