Peticion kundër “nënave me qira”! Nisma e koalicionit “Pro Jetës dhe Familjes”, kundër projektligjit

23/05/2024 19:50

Një peticion me firma të qytetarëve që kërkojnë ndalimin  lejimit të surrogacinë në Shqipëri, ndërprerjen e shtatzënisë në javën e 16 pa dijeninë e prindërve apo sterilizimin e vajzave dhe djemve të moshës 18 dhe 23 vjeç do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.

Këtë të enjte janë mbledhur firma të qytetarëve  të cilët paralajmërojnë protesta

Ndërkohë që Ligji për Shëndetit Seksual e Riprodhues vijon të konsultohet zv.Ministrja e Shëndetësisë sqaron se surrogacia do të lejohet vetëm ndërmjet të afërmve  ndërkohë që  sqaron se ligji ende nuk ka forme  dhe disa pika mund të rishikohen

Në 1 qershor një marshim me prindër fëmijë dhe gjyshër synon ti thotë stop këtyre pikave në projektligj dhe zhvillimeve më të fundit që kanë ngjallur reagime siç ishte martesa ndërmjet dy vajzave apo projektligji për njohjen e identitetit gjinor

Top Channel