DETAJE/ Qëlloi me thikë gruan për shkak të xhelozisë, Jakup Shahu i arrestuar para 6 muajsh për dhunë! Bëri vetëm tre ditë burg

23/05/2024 08:37

Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë.

Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.

Sipas gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu. Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA