Ligji për identitetin gjinor/ Reagon ashpër koalicioni pro familjes: Cenohet kultura dhe tradita shqiptare

22/05/2024 19:45

Pas martesës se dy vajzave të të njëjtit seks si një përpjekje për ligjërimin e tyre, një tjetër projektligj do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë nga Ambasada Pink.

Projektligji është në lidhje me njohjen identitetit gjinor apo ndryshimin e tij me kërkesë të individit që sipas ambasadës, duhet të pasqyrohet në certifikatën e lindjes apo dokumente zyrtare.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Koalicionit pro Familjes dhe Jetës  dhe komuniteteve fetare në Shqipëri të cilët kërkojnë që të reagohet menjëherë kundër çdo tentative që ndërhyn në kulturën dhe traditën shqiptare.

Komunitetet fetare dhe koalicioni Pro familjes dhe Jetës bëjnë thirrje për protesta për të bllokuar këtë projektligj.

Top Channel