Kreu i SPAK: Korniza ligjore e Kushtetuese na garanton pavarësinë, e drejta për rinovimin e mandatit kontribuon në vijimësinë e institucionit

22/05/2024 12:46

Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se nuk ka nevojë për ndërhyrje ligjore sa i takon funksionimit të SPAK dhe pavarësisë së tyre.

“Prokurorët e SPAK janë të pavarur e ndihen të pavarur. Këtë pavarësi ia ka garantuar ky kuvend me ndryshimet Kushtetuese e Kornizën ligjore. Korniza ligjore aktuale na e gartanton pavarësinë institucionale. Ky është roli im thjesht ta adresoj. Nuk kam ndërmend ta ndjek ecurinë e mëtejshme. Për mua personalisht mos e llogarisni fare. Unë jam shumë i kënaqur me mandatin 9-vjeçar. Mendoj se duhet të ndodhin këto ndryshime i kam përmendur këtu e në raport. I kam adresuar i bindur se e drejta për të rinovuar mandatin do të kontribuojë në vijimësi të institucionit”, tha Dumani.

Top Channel