Katër dekanë në garën për postin e rektorit të universitetit të Durrësit, nis zyrtarisht fushata

22/05/2024 09:27

Katër dekanë në garën për postin e rektorit të universitetit të Durrësit.

Këtë javë u shpallën zyrtarisht kandidatët për rektor të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Të katërt mbajnë aktualisht pozicionin e dekanëve të 4 prej fakulteteve të këtij universiteti dhe titullin akademik profesor.

Në garën për rektor janë Andon Kume, Lindita Mukli, Osman Metalla dhe Shkëlqim Fortuzi. Fushata ka nisur zyrtarisht dhe kandidatët kanë nisur të shpalosin platformat e tyre duke synuar të tërheqin sa më shumë mbështetës dhe votues.

Ndonëse më i riu në vend, universiteti i Durrësit që hapi dyert në vjeshtën e vitit 2006, është një nga institucionet e arsimit të lartë me numrin më të lartë të studentëve. Në dy ciklet e tij të studimit ky universitet numëron 17 637 studentë.

Top Channel