“Qava shumë…”, çfarë ndodhi me Françeskën pasi u eliminua nga shtëpia e “BBV3”?

20/05/2024 18:31

Françeska Murati nuk ia doli dot të ishte në finale, pasi ish-banorja u eleminua prime-n e kaluar vetëm një hap larg 25 Majit.

E ftuar so në “Shqipëria Live”, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.

Të parët që takove ishin djali dhe bashkëshorti?

Françeska: Po djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njihte u desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte okej

Arjoni: Sa qave? 

Françeska: Mos pyet shumë 

Arjoni: Të kishte marr malli?

Françeska: Shumë  

Erjona: Si sfidohet kjo ndjesi e të qenurit larg fëmijës

Françeska: Ka qenë vështirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA