Është vënë në pranga ditën e sotme drejtori i OSHEE-së në Peqin, si dhe janë proceduar  2 punonjës të këtij institucioni, pas zbulimit të një magazine në të cilën ishin krijuar kushtet për mbjelljen dhe rritjen e kanabisit.

Uniformat blu bëjnë me dije se  në sajë të operacionit të koduar “Inside”, pas kontrollit në magazinën në pronësi të një 37-vjeçari, në fshatin Fatishe, u konstatua se ky ambient ishte përshtatur për kultivim dhe prodhim të kanabisit, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

37-vjeçari u vu në pranga, ndërsa u bë ndalimi i shtetasit E. M., 33 vjeç, me detyrë Drejtor i OSHEE, Peqin, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasin M. P., 60 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE, Peqin, dhe për shtetasin A. K., 33 vjeç, me detyrë faturist i këtij institucioni.

Sakaq, vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, si dhe për dokumentmin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA