Megaoperacioni i SPAK goditi 7 grupe kriminale/ Mbahet nesër seanca gjyqësore për pesë prej të arrestuarve

19/05/2024 17:54

Paraditen e ditës së nesërme do të mbahet seanca gjyqësore për pesë prej 14 personave të arrestuar në bazë të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.

“Gjykata me vendimin nr50, dt. 19.05.2024 vendosi vijimin e masës së sigurimit arrest në burg për 9 të arrestuar. Ndërkohë, me dt. 20.05.2024 ora 10:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për 5 te arrestuar”, thuhet në njoftim.

Ditën e sotme GJKKO vendosi të lënë në burg të arrestuarit në sajë të megaoperacionit të SPAK, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Blerim Abazi.

Top Channel mëson se dosja ishte voluminoze, prej 240 faqesh. Avokatët kërkuan që arrestimi të cilësohej i paligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e SkyEcc.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale. Përgjimet janë ndarë në 20 fashikuj.

Lexo edhe: Megaoperacioni i SPAK godet 7 grupe kriminale/ Masa për 50 persona, arrestohen vetëm 20! 14 të akuzuar në Shqipëri, gjashtë jashtë vendit

Top Channel