Tiranë/ Shtetasi polak rrezikon të mbytet në Liqenin Artificial të Tiranës, 25-vjeçari u fut për t’u larë

18/05/2024 17:11

Një shtetas polak rrezikoi të mbytej në Liqenin Artificial të Tiranës, pasi u fut për t’u larë.

F.M. ,25 vjeç është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës po punon për hetimin e plotë të ngjarjes, dhe zbulimin e shkaqeve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel