Kosova s’e tradhton Shëngjinin! Vizitorët e fundjavës nuk braktisin bregdetin as pas liberalizimit të vizave

18/05/2024 16:24

Shqiptarët e Kosovës mbeten besnikët e bregdetit të Shëngjinit, ku dhe këtë fundjavë nuk munguan për të kaluar disa ditë pushimi në këtë bregdet.

E si në shenjë falenderimi këtë vit Lezha do ta çelë sezonin e saj turistik më 22 maj në Prishtinë, ku do të promovohen vendet turistike, vendet akomoduese.

Gastronomia, pastërtia por edhe siguria mbeten disa nga arsyet qe ende e vizitojnë Shëngjinin, por siç thonë edhe vetë ata, gjuha që na bashkon është një arsye që edhe vijojnë të kalojnë disa ditë pushimi.

Vetëm gjatë vitit 2023, Lezhën e vizituan 1.3 milionë turistë.

Top Channel