Kush janë tre ish-zyrtarët e lartë të policisë që SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, njëri prej tyre “personazh” i njohur

17/05/2024 18:20

Zbulohen emrat e tre ish-zyrtarëve të policisë së shtetit, për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër-arrest, në sajë të megaoperacionit.

Urdhër-arrest është lëshuar për Henrigert Mitrin, ish-drejtues i Policisë së Lezhës, Klodian Shahini, si dhe Altin Morinën ish-efektiv i RENEA.

Ky i fundit është një emër i njohur edhe për publikun, pasi është ndaluar edhe disa muaj më parë nga policia, pasi iu gjetën 113 mijë euro në mjetin luksoz.

Paratë të prerjeve 50, 200 dhe 500 euro ishin të mbështjella me qese marketi. Para uniformave blu Morina është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale pasi sipas tij paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr në bankë.

Ai është shprehur se paratë sapo i kishte marrë nga një mik i tij biznesmen në zonën e Kodrës së Diellit kur ndërhyri policia, e cila e kishte survejuar pas sinjalizimeve të marra në rrugë operative.

Edhe në fillimet e karrierës së tij Altin Morina është vënë në pranga pasi kundërshtoi kolegët e tij teksa ishte duke punuar si “bodyguard” në një lokal nate në zonën e bllokut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA