Tre të rinj u përfshin në përplasje fizike mbrëmjen e kaluar në Lezhë dhe për pasojë dy prej tyre mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital.

Ata u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe pas hetimeve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 18-vjeçari Xhuljano Doda, banues në Ishull Lezhë, pasi dyshohet se gjatë konfliktit të çastit, ka dëmtuar me send të fortë (dorezë metalike), të rinjtë, 16 e 18 vjeç.

Top Channel