“Të krijohet një zonë e ndaluar për sherret”, Rama ftesë opozitës nga Kotori për reformën e re antikorrupsion: Do bëjmë më të mirën

16/05/2024 15:06

Kryeministri Edi Rama, në komunikim me gazetarët nga Kotori, ftoi opozitën për t’iu bashkuar propozimit të Partisë Socialiste për reformë të re anti-korrupsion.

I bindur se të gjitha partitë duan integrimin në BE, kryeministri kërkoi të krijohet “një zonë e ndaluar për sherret dhe të flitet me gjuhën e ekspertizës”.

“Nuk jam në dijeni, se është depozituar draft rezoluta në parlament, do të ketë procesin e saj, njësoj si kemi bërë me reformën në drejtësi, do ta bëjmë në të gjitha rastet pjesën tonë. Për çështje të caktuara kërkohet një konsensus edhe më i gjerë. Edhe sepse në fund të ditës, të gjitha partitë nuk e diskutojnë që destinacioni është BE. Të krijohet një hapësirë, një zonë e ndaluar për sherret që të mund të vazhdojnë në hapësirat e tjera dhe aty të flitet me gjuhën e ekspertizës dhe jo me gjuhën e shthurur të politikës të ditës”, tha Rama.

Javën e kaluar, socialistët ecën përpara me idenë për të ngritur një komision të posaçëm me fokus luftën ndaj korrupsionit. Për të joshur opozitarët, Edi Rama ka futur në lojë edhe ndërkombëtarët, duke i dhënë një rol mbikëqyrës në procesin e reformave. Por, nisma e Ramës shihet me skepticizëm në radhët e opozitës, të cilët kanë kërkuar më shumë për t’u njohur me objektin e komisionit që propozohet të ngrihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA