Rezoluta për reformat anti-korrupsion, mazhoranca e paraqet në Kuvend! Opozita ende pa përgjigjie, demokratët kërkojnë më shumë kohë

09/05/2024 15:20

Socialistët ecën përpara me idenë për të ngritur një komision të posaçëm me fokus luftën ndaj korrupsionit.

Nikolla: Në Kuvend është depozituar nga kryetari i grupit  parlamentar të Partisë Socialiste projektrezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE.

Për të joshur  opozitarët Edi Rama ka futur  në  lojë edhe ndërkombëtarët duke i  dhënë një rol mbikëqyrës në procesin e reformave. Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi pak para njoftimit se nisma e socialisteve është futur ne procedure parlamentare ndalin hapin tek  ndërkombëtarët.

Tabaku: Ne jemi ne kontakt me ndërkombëtarët për të shprehur shqetësimet që kemi por edhe vijat e kuqe për sa i përkët reformës në drejtësi dhe aq më e rëndësishme Spak dhe në koordinimme to do mbledhim informacionit dhe do vendosim cilët do jenë hapat vijues.

Amerikanët i dhanë dritës jeshile projektrezolutës së hartuar nga socialistët. Kjo bëri që Lulzim Basha të dalë të sqarojë edhe një herë pozicionin e deputeteve që ai ka në kontroll.

Basha: Dokument serioz është propozimi për Vettingun e politikanëve e propozime të tilla kërkojnë bashkëpunim bipartizan  dhe ky bashkëpunim duhet të jetë transparent siç e kërkojnë partnerët ndërkombëtarë dhe PD  është e gatshme në çdo moment të punojë për interesin e publikut.

Demokratët kërkojnë më shumë qartësi.

Sula: Kam hije dyshime që ky komision mund të keqpërdoret për t’i vënë shkopinj nën rrota Spak dhe GJKO.

Nisma e Edi Ramës shihet me skepticizëm në radhët e opozitës,  të cilët kanë kërkuar më shumë për t’u njohur me objektin e komisionit që propozohet të ngrihet.

Top Channel