“26 të arrestuar me shenja dhune në Bllokun e Sigurisë”/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani: Të miturit u morën në pyetje pa prindër dhe psikolog
Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Delvinë-Sarandë, ku humbën jetën dy vajza.
Policia njofton zyrtarisht se aksidenti ndodhi rreth orës 20:15, ku 23-vjeçari K. N., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dy viktimat janë motra, me origjinë nga Delvina.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel