E ktheu berberhanen në Kavajë në pikë shitjeje për tregtimin e narkotikëve, arrestohet pronari dhe një moshatar i tij.
Një sasi kokaine u sekuestrua gjithashtu nga policia vendore, pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, shtetasit Xhavit Llulla, 28 vjeç dhe Muhamet Sinka, 28 vjeç, të dy banues në Kavajë, u arrestuan në flagrancë.
Në berberhanen në pronësi të shtetasit Xh. Llulla, shërbimet e policisë gjetën dhe një sasi kokaine, të ndarë në dhjetëra doza, me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike që shërbente për këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel