Përfshihen në grevë urie të burgosurit në 41-biss në Peqin! Të dënuarit kanë katër kërkesa, ja cilat janë

16/05/2024 10:51

Përfshihen në greve urie disa të burgosur të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Bëhet fjalë për të dënuarit në regjimin “biss”, Albert Ilir Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Koaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj, Nikolin Topalli. Prej 3 ditësh ata refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa.

Të dënuarit kërkojnë:

Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.

Të lejohet të blejnë ushqime.

Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.

T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA