LIVE/ Dita e pestë e protestës së dhunshme! Flakë, tym dhe gaz lotsjellës, bulevardi kthehet në arenë lufte mes protestuesve dhe policisë. Një makinë digjet pranë Kryeministrisë
Arrestohen dy persona të përfshirë në aksidentin ku humbi jetën fëmija 8-vjeçar në Peqin.
Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e mjeteve, konkretisht shtetasit me iniciale M.P., dhe M.S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi:
Elbasan/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
Top Channel