“Më shau, nxorëm armët dhe…”, zbardhet dëshmia e vrasësit të efektivit të “Shqiponjave” në Fier: Patëm konflikt, e qëllova i pari

16/05/2024 11:07

Dëshmia e Azgan Mërnicës është zbardhur një ditë pas dorëzimit të tij në polici.

Sipas korrespodentit të Top Channel, Mikel Marsi ai tha në polici se kanë pasur konflikt momental dhe janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht.

“Patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy, e qëllova i pari”, mësohet të ketë thënë autori.

Pas dy ditësh në arrati, 23-vjeçari, autori i vrasjes së Novruz Cenalisë u dorëzua në polici një natë më parë, pas negociatave me familjarët.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai fshihej në afërsi të fshatit Dërmenas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA